Kryeministri Rama deklaroi sot se në maj dhe në qershor ministrat do të zbresin në terren për të nisur një konsultim me publikun. Kreu i qeverisë tha se do të merret mendimi i qytetarëve lidhur me temat që do trajtojë Këshillimi i ardhshëm Kombëtar.
Është me rëndësi që në temat e këshillimit kombëtar, të prekim realisht tema me interes për qytetarët. E treta lidhur me këtë, në vijim, në maj-qershor, do të organizojmë një lëvizje në të gjithë Shqipërinë me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave, deputetëve, të të gjithë kryetarëve të bashkive për të trajtuar qoftë temat e këtij këshillimi kombëtar, qoftë temat që shqetësojnë komunitetet. Si dhe për të adresuar problematikat me të cilat hasemi në nivelin e qeverisjes qendrore dhe vendore. Kështu që e thash këtë paraprakisht se shumë shpejt do të na duhet të ulemi sërish dhe do të duhet të jemi të përgatitur që të diskutojmë për të dy aspektet, e para; cilat janë temat që do të duhet të trajtojë Këshillimi i ardhshëm Kombëtar dhe cilat janë problematikat e zonave”, pohoi kryeministri.



