
Shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga Kuvendi me 104 vota pro është tashmë tema më e diskutuar. Lidhur me këtë zhvillim politik, Erind Mërkuri, ekspert i se drejtës Kushtetuese dha nga emisioni “Të Paekspizuarit” në MCN TV, disa nga rastet e ngjashme në botë për shkarkimin e presidentit. Sipas Mërkurit rasti i Kosovës në 2010-ën me presidentin Fatmir Sejdiu, ai i 2004-ës në Korenë e Jugut ku presidenti kishte shprehur favor ndaj partisë nga ai vinte janë më të ngjashmet për gjykimin e presidentit të Republikës.
“Procedura e parë është ajo e gjykimit të Karlit të Anglisë. Procedurat e shkarkimit janë jashtëzakonisht të rralla. Në europë mund të përmendim Lituaninë, Kosovën në dy raste dhe Korenë në dy raste. Rastet që afrohen më shumë janë ai i Kosovës në 2010-ën me presidentin Fatmir Sejdiu që ishte njëkohësisht edhe kryetar i partisë dhe kjo u cilësua si cënim i unitetit. Rasti tjetër i ngjashëm është ai i 2004-ës në Korenë e Jugut ku presidenti kishte shprehur favor ndaj partisë nga ai vinte në dy deklarata për shtyp. Nuk u konsiderua shkelje e rëndë sepse ishin vetëm dy deklarata dhe roli i tij u gjykua si pasiv sepse iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe nuk u shkarkua. Këto janë rastet që janë afër me tonin. Me sa dëgjuam po ashtu rasti jonë lidhet deri diku edhe me rastin e Lituanisë. Presidenti ka rolin e kritikës por jo të ulë autoritein e tij. Unë kuvendit jam përpjekur ti paraqes të gjitha rastet sepse ky ka qenë roli im”, tha Mërkuri.



