
Studiuesi dhe pedagogu i shkencave politike Edon Qesari, për partitë e etiketuara si ekstremiste në Europë, shprehet se kanë emigrantë brenda, të cilët janë targetuar si elektorat.
Në mënyrë të detajuar ai shpjegoi se në ditët e sotme Giorgia Meloni në Itali ka në partinë e saj një egjiptian të natyralizar, lëvizja e Nigel Farage në Angli, ka një qytetar me prejardhje emigrant afrikan.
Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, në MCN TV, ai tha se Matteo Salvini në zgjedhjet e fundit i ka bërë thirrje eksplicite emigrantëve shqiptarë në Itali, ku një pjesë e tyre janë pajisur me pasaporta dhe nuk shihen më si emigrantë, por si elektorat për t’u kapur.
Kush nuk i do emigrantët në rregull? Askush nuk kërkon hapje dyersh totale. Të thuash sot nuk duam emigrantë pa rregulla por me rregulla, nuk alarmon njerëzit.
Po të thuash 'nuk duam njerëz të na pushtojnë qytetin tonë, më mirë të rrinë në shtëpinë e tyre', krijon efekt të madh.
Zonja Meloni ashtu si dhe persona të tjerë kanë kapur frymën e epokës tonë dhe këta persona sot janë të suksesshëm.
Bashkimi Europian nuk është strukturë demokratike, por një tërësi institucionesh prej të cilëve vetëm Parlamenti Europian është i zgjedhur nga qytetarët dhe mes gjithë institucioneve është më pak i rëndësishmi.
Ka shumë arsye për të kritikuar ato që njihen suksese të Europës, që nuk janë të tilla. Kjo lloj fryme që mbahej e ngulfatur në formacione shumë të vogla me përkrahje elektorale mospërfillëse, gjithnjë e më tepër po marrin vota.
Se sot qytetarët shohin te BE mungesë të madhe, u pa tek koronavirusi, kriza e madhe financiare dhe kriza e emigrantëve.
Ka ndërgjegjësim të sotëm se në krahasim me atë që mund të jetë synimi fundor, sot ka ndërgjegjësim të madh se nuk jemi kurrkund me këtë synim.
Sipas tij, shoqëritë kanë ndryshuar dhe edukimi i njerëzve ka ndryshuar, ndërsa fjala militant, është kthyer në një ndjekës të interesit të tij personal dhe jo ndjekës i idealit të partisë.



