Rama i rikthehet marrëveshjes së 17 majit: Luli më kërkoi të mos qeshja  

Rama i rikthehet marrëveshjes së 17 majit: Luli më kërkoi të mos qeshja  

Gjatë debateve në Parlament, kryeministri Rama i kujtoi kryedemokratit Basha një detaj nga marrëveshja e 17 majit. Rama tha se pas arritjes së marrëveshjes, Basha e porositi të mos bënte humor para gazetarëve. Sipas Ramës, moskuptimi i rolit të komunikimit është arsyeja që shpjegon edhe humbjen e Bashës në zgjedhje.

Kur ti thua të gjitha ato që thua, unë pavarësisht se me eksperiencën, moshën, prapë unë ai jam. Kur the mbaja sytë për tokë, mu kujtua pse nuk dolëm në konferencë shtypi pasi mbaruam marrëveshjen, sepse më thoshe më jep fjalën që nuk do qeshësh kur të dalim jashtë. Se çdo gjë ok, por nuk e duroj dot humorin tënd. E vë re që edhe kur flet, edhe për vulgaritet, ti konsideron gabimisht vulgaritet një gjë që s'ka lidhje fare me vulgaritetin, por mënyrën e komunikimit me njerëzit real, po ti njeh shumë pak njerëz real. Duhet të ketë një arsye pse pastaj kur vjen puna te vota, ti merr aq sa merr dhe të jesh i sigurt që nuk është masakra zgjedhore. Mos më tërhiq në duele të pamundura për ty, mos i hy rrugës të bësh humor, se nuk di.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy