‘Gërdeci’, Mediu i pranishëm në seancë

‘Gërdeci’, Mediu i pranishëm në seancë

Prej gati 60 minutash në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca për çështjen Gërdeci, ku në përfundim të deklarimeve SPAK do kaloj te provat shkresore dhe më pas te pretencat e tragjedisë së 15 marsit me një faturë të madhe ekonomike.

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live bënë me dije se i pranishëm është dhe ish-ministri mbrojtjes Fatmir Mediu, i fundit që po gjykohet i cili kërkon në të gjitha seancat pushimin e këtij gjykimi pasi thotë se nuk ka asnjë urdhër që e lidh atë me Gërcedin, nga ana tjetër SPAK thotë se Mediu ka shkelur ligjin duke dhënë urdhra atë paligjshëm dhe se ka prova dhe dëshmi.

Seanca është në fazën e deklarimeve të dëshmitarëve të fundit në listë dhe në fund të këtij procesi pritet që ai të ketë një komunikim për mediat.

I pyetur se në çfarë faze jemi tashmë, Rusta tha se është një seancë që pritet të kompletojë listën e dëshmitarëve me përfundimin e listës së dëshmitarëve dhe se do jenë provat shkencore për të lexuar prokuroria pretencën përfundimtare të gjykimit.

‘Pritet të lexohet vendimi se sa dënim do kërkojnë për Mediun sepse pafajësi është e pamundur. Mediu thotë se gjithçka është një montim politik pasi provat dhe hetimet janë bërë dhe më herët dhe s’ka pasur asnjë shkelje nga ana e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy