
Kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho, morri pjesë në konferencën e organizuar nga Parlamenti Europian, Perspektiva rajonale e procesit të integrimit europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë fjalës së tij deputeti demokrat, hodhi akuza ndaj maxhorancës për lidhjet e saj me krimin e organizuar dhe theksoi nevojën e luftës ndaj kanabizimit të vendit.
"Theksova nevojën e luftës ndaj kanabizimit të vendit, krimit të organizuar e lidhjet e tij me maxhorancën aktuale në Shqipëri si dhe nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme pa votë të blerë e të trafikuar si parakushte për rrugëtim të sigurtë në Bashkimin Europian dhe ku Parlamenti Europian mund të bëjë shumë. Theksova gjithashtu nevojën që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave pasi jo vetëm janë plotësuar kushtet por një popull nuk mund të lihet si ishull i izoluar pa të drejtë për të lëvizur i lirë në BE", deklaroi Spaho.



