Borrell njofton ministrat e BE-së për takimet e diplomatëve perëndimorë në Kosovë dhe Serbi

Borrell njofton ministrat e BE-së për takimet e diplomatëve perëndimorë në Kosovë dhe Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të zhvillojë takim me ministrat e shteteve anëtare të BE-së për t’i informuar rreth takimeve të fundit që delegacioni i diplomatëve perëndimorë patën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ai nuk ka dashur të flasë shumë rreth takimeve që Lajçaku ka pasur në Prishtinë dhe Beograd, duke thënë se për këtë ka folur vetë i dërguari i posaçëm pas përfundimit të takimeve në të dy kryeqytetet.

“Në vazhdimësi të vizitës që Lajçak pati, përfaqësuesi i lartë, Borrell, do t’i njoftojë sot ministrat për rezultatet e takimeve dhe për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut“, ka thënë zëdhënësi i BE-së, duke paralajmëruar se gjatë ditës Borrell do të bëjë të ditur edhe më shumë hollësi.

Fillimisht në Prishtinë e më pas në Beograd erdhën Miroslav Lajçak i BE-së, Gabriel Escobar i ngarkuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin dhe tre këshilltarë të lartë të tjerë nga Gjermania, Franca e Italia, për të diskutuar rreth Marrëveshjes Bazë mbështetur në propozimin franko-gjerman.

Pas takimeve foli vetëm Lajçak, ai ishte i shkurtër në deklarime, por në Prishtinë tha se priste kuptueshmëri më të madhe nga pala kosovare për mundësitë që ofronte propozimi.

Zyrtarët në Prishtinë kanë thënë më herët se ky propozim paraqet një bazë të mirë për të vazhduar dialogun me Serbinë, ndërsa ata në Beograd kanë thënë se nuk është i favorshëm për ta.

Plani, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë, por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy