Në mbledhjen e ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila kërkon heqjen e mandatit të deputetit socialist, Vladimir Kostës.
‘Gazeta Express’ mëson se KQZ-ja ka vendosur që të mos ia heq mandatin Kostës, pasi ai nuk është kushtet që e ka ligji i Dekriminalizimit.
Në vendimin që i është dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, KQZ-ja sqaron se deputeti socialist e ka deklaruar dënimin me gjobë që ka marrë për armëmbajtje pa leje në vitin 2000.
Edhe pse ai nuk e ka pasqyruar këtë dënimin në kohën e duhur, pra sipas afateve ligjore, KQZ-ja thotë se Kosta e ka deklaruar këtë vendimin në formularin e dytë.
Po ashtu, vendimi i KQZ-së për mosheqjen e mandatit të Kostës ka pasur parasysh edhe një rezolutë të Kuvendit, e cila thotë se rishikimi i deklarimeve ishte në përputhje me ligjet.
Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit të Kostës, pasi sipas saj, ai në vitin 2000 ishte dënuar me gjobë për armëmbajtje pa leje, gjë të cilën nuk e kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit.



