Presidenti Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku

Presidenti Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku

Presidenti, Bajram Begaj u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e tij, Papa Françesku.

Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj pritet nga Ati i Shenjtë, pas vizitës së parë që zhvilloi në Vatikan në dhjetor të vitit 2022.

Kreu i shtetit falënderoi përzemërsisht Papa Françeskun për këtë pritje duke i shprehur atij urime të sinqerta për angazhimin e fuqishëm në përhapjen e paqes përmes mesazheve të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftërave sidomos në zonat e nxehta të konfliktit; Ukrainë e në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Republikës konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve perëndimorë për zgjidhjen përmes dialogut, si i vetmja garanci për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.

Begaj i dhuroi Atit të Shenjtë një pikturë të Kishës së Kuvendit të Rubikut, një ikonë e krishtërimit shqiptar dhe një ndër kishat më të vjetra në Ballkan.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by EWTN Vatican (@ewtnvatican)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy