Ruçi i përgjigjet Metës: Mos politizo ngjarjen e Zharrzës, ndodhi për një vijë uji

Ruçi i përgjigjet Metës: Mos politizo ngjarjen e Zharrzës, ndodhi për një vijë uji

Partia Socialiste ka bërë reagimin e parë në lidhje me lajmin e dhunimit të një maturanti në Zharrëz të Fierit, vetëm pasi deklaroi se do të votonte për Lëvizjen Socialiste për Integrim më 25 qershor.

Për drejtuesit e LSI-së, ky është një sulm i pastër politik, dhe se personat që e kanë dhunuar djalin e ri, janë anëtarë të Partisë Socialiste.

Është kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ai  që ka shprehur distancimin nga ky rast. Ruçi thotë se incidenti nuk duhet politizuar nëse ka ndodhur për motive të tjera, duke përmendur se mund të ketë ndodhur për një vijë uji.

Kujtojmë se vet babai i djalit të dhunuar tha se Orgest Grambi u qëllua nga një anëtar i PS-së, pasi deklaroi se do të japë votë për LSI-në. 

Ruçi theksoi se Ilir Meta dhe Robert Bitri, kandidat për deputet në qarkun e LSI-së në Fier, e dinë se PS nuk e mbështet dhunën.  

“Dëgjova që ne socialistët paskemi krjuar icident. Meta e Bitri e dinë mirë se kanë qenë pjestarë të familjes socialiste dhe kjo forcë politike nuk mbështet asnjë lloj dhune, pasi nuk do që të vuaj askush atë që ne kemi vuajtuar. Distancohemi hapur dhe qartë nga çdo rast dhune.Nëse incidenti ishte për një vijë uji të mos e politizojmë. Gjithesejcili është në korsinë e vetë PS, Pd, Lsi dhe forca të tjera dhe populli është arbitri që do të përcaktojë se kush do ta fitoj garën. Do të fitojë ai ekip që ka mbështetjen më të madhe dhe alternativën më të mirë. Dhuna nuk i perket socialistëve, ndaj të mos politizohen çështje që skanë të bejnë me politikën”, tha Ruçi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy