Zhdukja e dosjeve në bashki/ Llabani: Dyshime për komplot. SPAK ka nisur hetim se çfarë po fsheh Veliaj (VIDEO)

Zhdukja e dosjeve në bashki/ Llabani: Dyshime për komplot. SPAK ka nisur hetim se çfarë po fsheh Veliaj (VIDEO)

‘Përplasja’ mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës duket se ka çuar në një sërë emërimesh dhe shkarkimesh brenda administratës lokale.

Sipas analistes Anduena Llabani, e ftuar në programin "MCN Live", kryeministri Edi Rama ka shkuar në Bashkinë e Tiranës pas vizitës së oficerëve të BKH-së, të cilët dyshonin se, me urdhër të Veliajt, ishin zhdukur dosje të rëndësishme të bashkisë.

Llabani pohon se SPAK ka nisur hetim për të zbuluar se çfarë po fsheh Veliaj pas këtyre dosjeve të zhdukura.

Prezenca e kryeministrit në Bashkinë e Tiranës ka qenë pikërisht ditën kur dy oficerë të BKH-së janë dërguar në zyrat e bashkisë për të kërkuar informacione të firmosura dhe të vulosura, lidhur me dosjet që janë larguar nga arkiva që nga shkurti i këtij viti. Këto dosje dyshohet se janë çuar për asgjësim, ose mund të jenë ruajtur në një magazinë të veçantë.

Pas kontrollit të BKH-së rreth drekës, kryeministri ka qenë në zyrat e Bashkisë së Tiranës në orën 19:00, çka i ka shtuar dyshimet për një komplot të mundshëm.

Zhdukja e dosjeve është një hetim që SPAK ka nisur për të zbuluar se çfarë po fsheh Veliaj. Fakti që kryeministri shkon dhe merr vendime për çdo gjë në zyrat e kryetarit të bashkisë, do të thotë se edhe ai është në dijeni të asaj që po ndodh atje.

Sipas Llabanit, dyshimet janë të mëdha, sidomos për lejet e ndërtimit të pallateve, të cilat janë dhënë nga kryetari i bashkisë.

Dhe fakti që ka dyshime që bëhet fjale për leje ndërtimesh te pallateve që janë dhëne nga ana e kryetarit të bashkisë.

A ka dijeni kryeministri për këto leje ndërtimi? A po fshehet diçka? A po vendosen njerëz që mund të marrin përgjegjësinë penale nëse ndodhin kundërvajtje ligjore?

Pas kontrollit të BKH-së në Bashkinë e Tiranës, në lidhje me asgjësimin e dosjeve, ka dy grupe që duket se po fshehin diçka, dhe ky veprim ka ngritur më shumë dyshime për manipulime dhe mbulim të fakteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy