
Agron Shehaj, kandidati për kryetar të Partisë Demokratike ka vijuar këtë të martë takimet e tij me demokratët në Delvinë. Shehaj ështëë shprehur nga ky qytet se në parti duhet një kontribut i madh, ndërsa është shprehur edhe për arsyet që e shtynë të përfshihej në këtë garë.
“Unë nuk kisha ndërmend të futesha në garë për kryetar partie. As më shkonte në mend. Do kisha dashur shumë të bëja punën time dhe të besoja që lidershipi do ta çonte, me vështirësi por do ta çonte. U mendova gjatë dhe vendosa të mos tërhiqesha.
Unë jam i bindur që duke aftuar anëtarësinë dhe duke iu dhënë pushtet anëtarësisë. Kjo është zgjidhja. Unë kam besim. Ju e dini të gjithë që unë vij nga një eksperiencë organizimi. Unë politikën nuk kisha provuar por organizimin e kisha provuar. Ka një gjë që është thelbësore, meritokracia”, është shprehur Shehaj.



