Humbja e opozitës, Vangjeli: Berisha i mpirë nga rezultati, por jo nga thellësia e humbjes

Humbja e opozitës, Vangjeli: Berisha i mpirë nga rezultati, por jo nga thellësia e humbjes

Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Të Paekspozuarit” nw MCN TV tha se opozita dhe Berisha janë të mpirë nga rezultati, por jo nga thellësia sepse e dinte që do të humbiste.

Sipas tij humbja e opozitës erdhi ngaqë opozita e drejtuar nga Berisha dhe Meta përballë Ramës që e cilësonin autokrat tentuan të vendosin modelin e një autokracie dhe iu drejtuan vetëm elektoratit të tyre tradicional, duke mos kërkuar vota të elektoratit gri.

Politika është arti i parashikimit. Ti nuk duhet ta vësh dorën në zjarr që ta kuptosh që ajo të djeg. Në këto 24 orë pasi u hapën kutitë e votimit, opozita dhe z. Berisha janë të mpirë nga rezultati, por jo nga thellësia, pra e dinte që do të humbiste, por jo në këto përmasa, sepse në garë kishte hyrë me një tjetër tipologji nga ajo që ne mendonim. Shikoni fjalorin që ai përdori: makineri elektorale, narkoshteti, industri e krimit, oligarkë, farsë, krim shtetëror, krim ordiner. Gjatë fushatës nuk u fol për këto dhe se cila do të ishte përgjigjia.

Gabimi kryesor ishte se në këtë ndeshje përballë një njeriu që e cilësojnë autokrat tentuan të vendosin modelin e një autokracie tjetër. Qoftë edhe me zgjedhjen e kandidatëve për bashkitë me Primaret, ata iu drejtuan vetëm elektoratit të tyre tradicional dhe nuk e çuan këmbën një hap përtej atij gardhi, vetëm për të siguruar sinoret e vjetra.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy