KQZ apel partive politike: Mos afishoni materiale propagandistike, fushata nis 30 ditë para zgjedhjeve

KQZ apel partive politike: Mos afishoni materiale propagandistike, fushata nis 30 ditë para zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje subjekteve politike, që të mos afishojnë materiale propagandistike përpara fillimit të fushatës së zgjedhjeve.

Në një njoftim zyrtar KQZ u kujton subjekteve politike dhe organeve drejtuese të njësive të vetëqeverisjes vendore se Kodi Zgjedhor parashikon afishimin e materialeve propagandistike në ambiente e përcaktuara publike dhe në zyrat elektorale të partive politike, vetëm gjatë fushatës zgjedhore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me afrimin e fushatës zgjedhore u bën thirrje subjekteve politike dhe kryetarëve të bashkive të plotësojnë detyrimet e përcaktuara në nenin 79 të Kodit Zgjedhor.

Kryetarët e bashkive duhet të ushtrojnë në mënyrë të drejtë dhe brenda afateve ligjore, diskrecionin e ligjshëm në përcaktimin e vendeve ku do të afishohen materialet propagandistike.

Ju kujtojmë subjekteve politike dhe organeve drejtuese të njësive të vetëqeverisjes vendore se Kodi Zgjedhor parashikon afishimimin e materialeve propagandistike në ambiente e përcaktuara publike dhe në zyrat elektorale të partive politike, vetëm gjatë fushatës zgjedhore”, thuhet në njoftim.

Fushata zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve.

Fushata zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve politik dhe shoqërisë civile që të respektojnë këto detyrime ligjore, në mënyrë që të mos cënohet liria e votuesve për të formuar opinionin e tyre neutral, jashtë intervaleve kohore të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor”, njofton KQZ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy