
Më 21 shkurt në orën 10:30 në Gjykatën e Tiranës do të mbahet seanca për “zgjidhjen e martesës” mes ish-Presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.
Meta dhe Kryemadhi konfirmuan divorcin pas afro 25 viteve martesë.
Prej kohësh çifti Meta-Kryemadhi nuk jetonin në një banesë të përbashkët. Ata janë nën hetim nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Ndaj Metës është vendosur masa “arrest me burg”, ndërkohë që Kryemadhi është në “detyrim paraqitje”.



