Policia e Shtetit: Nuk lejojmë protestën tek Kryeministria

Policia e Shtetit: Nuk lejojmë protestën tek Kryeministria

Policia e Shtetit i ka kthyer përgjigje refuzuese kërkesës së Partisë Demokratike, për protestën e 6 dhjetorit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para Kryeministrisë. 

Një gjë të tillë e paralajmëroi në mesditë kryetari i PD, Sali Berisha i cili garantoi se pavarësisht nga vendimi i policisë, protesta e opozitës do të zhvillohet.

Në shkresën që i është drejtuar Partisë Demokratike e cila mban firmën e drejtorit të Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, theksohet se në 6 dhjetor, në Tiranë, do të zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye do të bllokohen disa prej segmenteve rrugore për arsye sigurie, përfshirë edhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe sheshin 'Nënë Tereza'. 

Policia i kërkon PD-së të protestojë në një vend alternativ, jashtë perimetrit të sigurisë atë ditë. 

MCN TV

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy