Bumçi: Vetoja greke për integrimin, i intereson vetëm Ramës

Bumçi: Vetoja greke për integrimin, i intereson vetëm Ramës

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, për bllokimin e mundshëm nga Greqia të integrimit të Shqipërisë, pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, thotë se një çështje e tillë nuk është dypalëshe që kërkon zgjidhje.

Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se një çështje e tillë lidhet me demokracinë dhe ka të bëjë me raportin e OSBE-ODHIR që flet për kapjen e shtetit nga PS.

OSBE thotë se PS hyri në zgjedhje me një avantazh të jashtëzakonshëm se 10 vjet në pushtet kontrollon gjithçka.

Ne kemi të bëjmë me demokracinë, por Greqia interesohet vetëm për Himarën. Nëse zgjidhet çështja Beleri, Greqia nuk ka çfarë të ngrejë çështje të tjera.

Kemi të bëjmë me demokracinë në radhë të parë dhe një raport të OSBE-ODHIR.

Kemi standarde të dyfishta për rastin e zotit Beleri se mbahet në burg kur kryetari i bashkisë Rrogozhinë për të njëjtën akuzë po hetohet në gjendje të lirë.

Po pse njëri arrest me burg dhe tjetri në gjendje të lirë? Aty kërkohet vetëm betimi i zotit Beleri, që është çështje administrative, pastaj gjykata do vazhdojë procesin.

Betimi nuk ka lidhje me procesin gjyqësor, këtu qartazi kemi të bëjmë me një çështje të demokracisë, me një standard të dyfishtë. Bëhet fjalë për një përgjim, nuk është flagrancë.

Atëherë pse mbahet në burg dhe nuk hetohet në gjendje të lirë. Greqia deri më sot nuk i ka vendosur veto Shqipërisë në asnjë moment të integrimit europian, për vizat, siç bëri me Maqedoninë.

Shpresoj që Greqia të mos e bëjë bllokimin, se i vetmi i interesuar për veton greke është zoti Rama.

Integrimi në vend numëro nuk ka ardhur nga pengesa greke dhe nuk ka asnjë mundësi që një vend që nuk zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme siç thotë OSBE-ODHIR, me një drejtësi që është në kolaps, siç e thotë raporti i BE.

Shpresoj mos të ketë veto greke, sepse do ndihmojë zotin Rama për dështimin e Shqipërisë në çdo fushë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy