Kuvendi i 30 prillit, Kalemaj: PD më e përçarë se kurrë, sot ajo parti kontrollohet nga Berisha

Kuvendi i 30 prillit, Kalemaj: PD më e përçarë se kurrë, sot ajo parti kontrollohet nga Berisha

Nga studio e lajmeve në MCN Live analisti Ilir Kalemaj ka komentuar lidhur me kuvendin e 30 prillit për të cilin u shpreh se amerikanët mbështesin PD zyrtare, por sipas tij Berisha ka supermaci të lartë numerike brenda partisë.

Ai tha ndër të tjera se pavarësisht gjithçkaje, ajo që mbetet e qartë është se sot Partia Demokratike vazhdon të jetë më e përçarë se kurrë. Sipas tij partinë nuk ta jep gjykata dhe sot ajo kontrollohet nga Berisha.

Mesazhi është i qartë, amerikanët mbështesin PD zyrtare në detyrë me në krye Alibeajn. Kim është ambasadore e presidentit Biden në Shqipëri dhe faktin që e përsërisin nuk është këmbanë për politikanët, por më shumë për popullin. Ata janë të emëruar drejtpërsëdrejti nga presidenti. Të gjithë në PD flasin për bashkim, kur vjen puna të faktet të gjithë janë kundër bashkimit. Kanë pozitat më të ndara dhe ata thanë troç që nuk do marrin pjesë te kuvendi i 30 prillit, por nga ana tjetër Berisha ka supermaci të lartë numerike brenda partisë, pra aty kemi shumicën dërrmuese.

Shumica duket se është me Berishën, por kur flasim për shifrat flasim për ato të elektoratit në përgjithësi dhe ato brenda PD. Kriza është thelluar edhe më shumë pas zgjedhjeve të 6 marsit. PD sot është më shumë e përçarë se kurrë. Partinë nuk ta jep gjykata, ose e ke ose nuk e ke. Berisha do të futet në lojë. Në momentin që Berisha goditet të gjithë kanë aspiratat e tyre politike. Por sot ajo parti kontrollohet nga Berisha me apo pa sigël. Deputetët nuk përfaqësojnë partinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy