Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë po kryhen homazhe për të përkujtuar 78-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, pas Luftës së Dytë Botërore.
Homazheve iu bashkua rreth orës 11:30 edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Kujtojmë që kreu i Partisë së Lirisë Meta është në koalicion me Partinë Demokratike të drejtuar nga Berisha, megjithatë nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me ditën e çlirimit.
Në ceremoni morën pjesë Presidenti Begaj, kryetarja e Kuvendit Nikolla, kryebashkiaku Veliaj, të cilët vendosën kurora me lule te monumenti “Nëna Shqipëri”.



