
Ish-ministri i Financave në qeverinë Berisha, Ridvan Bode ka qenë i ftuar në studion e “ABC news” ka folur për çështjen Tahiri dhe për rolin që duhet të kishte opozita. Ai tha se opozita nuk ishte në lartësinë e duhur, po ashtu theksoi tek opozita ka ende dyshime..
“Opozita nuk u ngrit në lartësinë e duhur në debatin “Tahiri”. Nëse mazhoranca u godit nga kjo, unë e ndiej se te opozita ka ende një mungesë besimi. Njerëzit shohin te mazhoranca rënien pas skandaleve, por nuk shoh që kjo të ketë shkaktuar rritje besimi te opozita.
Ka ende dyshime te PD. Njerëzit e shohin si një lojë politikën e PD. Pas asaj që ndodhi pas 90 ditëve në me çadrën u duket se dhe kjo është një lojë. E shoh si pjesë e pazotësisë të opozitës për të bindur publikun.
PD nuk kishte arsye që pas 4 vitesh në opozitë të dilte më dobët. Kemi rënie nga zgjedhjet në zgjedhje. Besimi nuk fitohet nga monologët në parlament, por te përballja me qytetarët.
Po ashtu si ish ministër finance ai kritikoi foli për buxhetin 2018 duke thënë se ka dy elementë pozitivë.
“Buxheti ka 2 elementë pozitivë. Nuk bën aventurë në një vit ku ka probleme të mëdha. Maturia përbën një element pozitiv. Elementi i dytë pozitiv është se duket sikur po e ul borxhin publik pas gafave të bëra në mandatin e parë.
Sa i takon kontributit të këtij buxheti, besoj rritjen ekonomike, rritur nga konsumi i brendshëm. Kontributi që jep qeveria në këtë rast është negativ sepse qeveria ka vendosur një taksë të lartë, dhe konsumatorët do paguajnë 3 herë më shumë. Nuk ka rritje pagash në 2018-n”, u shpreh Bode.
“PPP nënkuptojmë mobilizim të fondeve nga privati, dhe pastaj përmes pagesave nga individët shlyhet. Qeveria e ka tepruar. Kemi të bëjmë me një borxh publik të fshehur. Qeveria ka zgjedhur që këtë kosto ta shlyejë në kohë. Qeveria mendon se do të fshehë borxhin publik ndërmjet projektit “1 milion dollarë” tha Bode.
Ndërsa për emërtimin si “ekonomist që punonte më partiturë ndërsa të tjerët luanin me vesh”, të cilin Rama e quajti në një intervistë me Eni Vasilin Bode tha:
“Po të isha në politikën aktive do të ndihesha jo mirë. Tani që jam jashtë vijës së parë të politikës nuk më lë pa ngacmuar, por më duket se dhe këtë e ka me hile që më bën komplimente mua”.



