Thumanë, Rama: Do bëhet një zonë me vlera të mëdha. Ahmetaj: Po ndërtohen 14 pallate

Thumanë, Rama: Do bëhet një zonë me vlera të mëdha. Ahmetaj: Po ndërtohen 14 pallate

Kryeministri Edi Rama, ka ndjekur nga afër punimet në Thumanë, zona e cila u dëmtua më shumë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Rama u shpreh se tashmë vijon puna në këtë zonë për pallatet e reja, ndërsa shkolla e re është drejt përfundimit.

Ky është një model shembullor i zhvillimit urban dhe social. Tani që merr formë dalin në pah vlerat e projektit, në këtë kënetë ku toka ishte e paqëndrueshme, godinat një tmerr, bëhet një zonë e cila ka vlera të mëdha për të ardhmen e njësisë Thumanë. Ndërsa duhet parë me zgjuarsi se si të motivohen disa agroturizme të vogla duke e kthyer në një vijë turistike”, u shpreh Rama.

Ndërsa Arben Ahmetaj u shpreh se ky proces është ndarë në 4 projekte madhore, ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore, pallatet, banesat individuale dhe shkollën.

Ai tha se po ndërtohen 155 njësi individuale, 14 pallate ku 13 prej të cilave financohen nga buxheti i shtetit dhe 1 tjetër nga një donator i huaj.

Këtu jemi në kantierin e Thumanës, Bashkia e Krujës e ndarë në 4 programe. Programi i infrastrukturës nëntokës, njësive individuale ku janë 155 njësi individuale që po ndërtohen, kemi programin e shkollës, kemi dhe pallatet ku anë 14 pallate, 278 apartamente, 13 ndërtohen nga buxheti i shtetit dhe vetëm 1 nga donatorët. Kemi një ndërtesë që do jetë për administratën e Bashkisë. 32.600 familje që përfitojnë nga plani i rindërtimit”,  tha Ahmetaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy