
1¹Në ditën e heshtjes zgjedhore në Vlorë janë shpërndarë tollona karburanti tek fermerët.
Denoncimi bëhet nga PD, që ka kallëzuar penalisht përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Extensionit Bujqësor, Fejzi Nezha.
“Nezha, si drejtues i sektorit dhe punonjës të tjerë të Agjensise Rajonale të Bujqësisë, ditën e sotme kanë shpërndarë tollona karburanti tek fermerët. Partia Demokratike e Vlorës e ka shoqëruar kallëzimin në Prokurori me fakte, pamje filmike të cilat vërtetojnë pretendimin”, thuhet në njoftimin e PD.



