Komisioni hetimor për sterilizimin/ Kello: Dëshmitë e biznesmenit Ilir Rrapaj, kontradiktore (VIDEO)

Komisioni hetimor për sterilizimin/ Kello: Dëshmitë e biznesmenit Ilir Rrapaj, kontradiktore (VIDEO)

Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili ndodhet i arrestuar prej gushtit të viti të kaluar në lidhje me koncesionin e Sterilizimit ka dëshmuar ditën e sotme në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.

Punimet e komisionit janë shoqëruar me debate opozitë-mazhorancë për listën e dëshmitarëve ndërkohë që dëshmitë e biznesmenit Ilir Rrapaj, sipas gazetarit Andon Kello, kanë qenë mjaft kontradiktore.

Rrapaj i cili prej një viti është në ‘arrest me burg’ është pyetur edhe për ish lidhjet e tij me ish zv.ministren Klodian Rrjepaj dhe ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Dkelartat e tij janë mjaft kontradiktore pasi nga vet Prokuroria ai akuzohet për mashtrim, për shkak se akuzohet se ka pasur konflikt interesi në lidhje me koncesionin e sterilizimit, ai fillimisht ka deklaruar se nuk kishte asnjë njohje me Rrjepaj dhe Beqaj, me Rrjepaj është e deklaruar se kanë qenë shok fakulteti

Raportimi është shtyrë me dy orë dhe nuk dihet se sa do zgjas.

Dita e sotme ka qene ditë e gjatë dhe është rezervuar vetëm z.Rrapaj, sot nuk janë paraqitur tre shtetas italian, njëri nga ata bashkëortaku i Rrapaj, Umbro Stracini dhe dy të tjerë, që cilët kanë gjetur justifikime se janë jashtë vendit, tre herë kanë refuzuar të vijnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy