Sesioni i ri parlamentar nis më 2 shtator

Sesioni i ri parlamentar nis më 2 shtator

Kuvendi do të zhvillojë të hënën më 2 shtator në orën 18:00 seancën plenare për hapjen e Sesionit të V-të të Legjislaturës së IX–të.

Në njoftimin e publikuar nga Kuvendi thuhet se, “Bazuar në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës, në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Ruvendit dhe në Urdhrin nr. 26, datë 29.8.2019 të Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të hënën e parë të shtatorit, më datë 2.9.2019, në orën 18.00 do të fillojnë në seancë plenare punimet e Kuvendit në sesionin e V-të”.

Në rendin e ditës së seancës plenare është parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.7.2019. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend. Njoftimi/Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator – 18 tetor 2019. Si dhe njoftimi/miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 2 -20 shtator 2019. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy