Protesta e opozitës, qytetarët nga rrethet nisen drejt Tiranës (VIDEO)

Protesta e opozitës, qytetarët nga rrethet nisen drejt Tiranës (VIDEO)

1500 persona janë nisur nga qyteti i Lezhës për të marrë pjesë në protestën e opozitës që pritet të nisë në orën 16:00.

Sipas informacioneve, nisja nga Lezha do të bëhet me 5 autobusë dhe nuk do të mungojnë dhe organizimet nga njësitë administrative. Një numër i konsiderueshëm protestuesish do të lëvizin me mjete private.

Po ashtu anëtarë dhe simpatizantë të PD Elbasan janë duke u nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës. Mësohet se janë rreth 2,500 anëtarë dhe në dispozicion janë vënë 3 fugona pasi pjesa e tyre ma e madhe janë nisur me makinat e tyre private.

Një nga protestuesit nga qyteti i Elbasanit thotë se në këtë protestë duhet të ngrihen të gjithë dhe jo vetëm demokratët.

Shqipëria është shitur nga Rama. Sot po testohen të gjithë shqiptarët, jo vetëm demokratët. Shqipëria është e të gjithëve. Duhet të vijnë të gjithë komunistët. Pse e shesin Shqipërinë tek rusi, pse e shesin Portin e Durrësit. Të ngrihen të gjithë, edhe të majtët. Kjo nuk është protestat jonë, është dhe duhet të jetë e gjithë shqiptarëve.

Ndërkohë kreu i PD Elbasan, Blendi Himçi shprehet se pjesëmarrja në qytetin e Elbasanit është e madhe tek të gjitha grupmoshat.

Bëhet me dije se 3 mijë qytetarë nga Durrësi do të marrin pjesë në protestë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy