
Levizjet e fundit nga kryeprokurorja e re Arta Marku kanë sjell edhe reagimet e para.
Në një deklaratë për mediat Partia Demokratike ka dënuar shkarkimin e prokurores Rovena Gashi nga sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithme, lëvizje që u bë me urdhër të kryeprokurores së përkohshme.
PD thotë se shkarkimi i prokurores Rovena Gashi u bë pasi i kërkoi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit deputetit të PDIU Aqif Rakipi, mikut të Kryeministrit.
"10 ditë pas emërimit politik të Prokurorit të Përgjithshëm, në shkelje të hapur me Kushtetutën, u faktua mashtrimi i madh i Edi Ramës, argumenti kryesor i të cilit ishte se Prokurori i Përkohshëm nuk kishte asnjë kompetencë thelbësore për të lëvizur prokurorët apo për të ndikuar në mbylljen e dosjeve. Skema e Edi Ramës në mbrojtje të aleatëve të tij kriminelë është e qartë. Kur drejtësia kërkon arrestimin e Saimir Tahirit, Edi Rama e kap drejtësinë, kur ligji zbatohet për të larguar kriminelët nga parlamenti, Edi Rama godet ata që zbatojnë ligjin", thuhet në deklaratën e selisë blu.



