Shehaj në Patos: PD-së i duhet një lider i ri

Shehaj në Patos: PD-së i duhet një lider i ri

Teksa na ndajanë edhe pak ditë nga zgjedhjet brenda PD-së për kreun e saj të ri, kandidati për kryetar i PD-së, Agron Shehaj është shprehur se kjo parti ka nevojë për një lider të ri, më një vizion dhe projekt të ri.

Me anë të një postimi në Facebook, Shehaj tregon se nuk është bërë pjesë e Partisë Demokratike për të përfituar, por sot synon që ta kthejë partinë tek anëtarët që sipas tij janë braktisur nga elita aktuale e kësaj force politike.

Nëse 4 vitet e ardhshme demokratët do të drejtohen njësoj siç u drejtuan katër vitet e shkuara ne do të shkojmë drejt një humbje tjetër. PD ka nevojë për lider të ri, me vizion të ri dhe projekt të ri. Unë nuk jam futur në Partinë Demokratike për të përfituar dhe nuk kam përfituar asgjë. Sot jam i përkushtuar që me besimin e demokratëve të punoj për ta kthyer PD-në në #partia që fiton. Do të lidh fatin e kryetarit me fatin e fitores së zgjedhjeve: kryetari që humbet zgjedhjet, humbet karrigen. Do ta kthej partinë tek anëtarët, të cilët janë braktisur nga elita e tanishme e partisë, anëtarët do të zgjedhin me votë kandidatët për deputetë dhe do të votojnë për çështjet e rëndësishme të partisë. Ftoj demokratët që të votojnë për ndryshimin më 13 qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy