
Politika ka përshëndetur vendimin e Klement Balilit për t'u dorëzuar, pas dy viteve në kërkim. Për presidentin Ilir Meta, kjo u arrit falë presionit të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa kreu i qeverisë Rama e cilëson vetëdorëzimin në polici si një ndër operacionet më të sofistikuara policore. Për demokratët, skema për Balilin është e njëjtë me atë për Tahirin.



