Basha: Qeveria të vaksinojë popullsinë falas për gripin në tetor

Basha: Qeveria të vaksinojë popullsinë falas për gripin në tetor

Lulzim Basha thotë se qeveria duhet të marrë masat për të vaksinuar falas të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo masë sipas kreut të PD-së do të bënte që spitalet të përballonin fluksin që pritet të ketë për shkak të koronavirusit, ndërsa do të shmangte mbushjen e tyre me pacientë që zakonisht shkojnë për gripin stinor.

Basha saktëson se të gjithë duhet të marrim masa individuale si vendosja e maskës, por shton se është shteti ai që ka për detyrë të kujdeset për të gjithë.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Me një situatë pandemie që fatkeqësisht rëndohet përditë, ne duhet të marrim të gjitha masat e duhura për të lehtësuar sa më shumë sistemin shëndetësor dhe mjekët dhe infermierët që janë përditë në vijën e parë të betejës me virusin.

Përveç zbatimit të masave të distancimit social, mbajtes së maskës dhe higjenës si dhe rritjes së domosdoshme të kapaciteteve të testimit, qeveria duhet te marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë covid-19.

Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithcka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy