Denoncon Shehaj: Vëzhguesja ime u dhunua nga kryetari i degës së PD nr.5 në Tiranë

Denoncon Shehaj: Vëzhguesja ime u dhunua nga kryetari i degës së PD nr.5 në Tiranë

Agron Shehaj, ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, përmes një postimi në rrjete sociale ka denoncuar se një nga vëzhgueset e tij është dhunuar dhe përzënë nga qendra.

Shehaj thotë se ky veprim u bë nga kryetari i degës nr.5 në Tiranë, vetëm për faktin se ishte njëra nga vëzhgueset e tij në zgjedhjet për kryetar të PD-së.

“Enkeleda Çela është demokrate e orëve të para. Më 13 Qershor, Enka u dhunua nga Kryetari i Degës nr 5 në Tiranë dhe u përzu nga qendra e votimit vetëm sepse ishte vëzhguese e imja”.

Sipas tij, ajo u përzu sepse ka kërkuar të sigurojë zgjedhje të drejta brenda partisë.

Shehaj, shprehet se PD mund të bëhet fituese, vetëm nëse është e lirë dhe demokratike.

“Shumë demokratë të tjerë më kanë dëshmuar se janë përjashtuar nga e drejta për të votuar.

Jam pranë tyre dhe do bëj çdo gjë që mundem që zëri i tyre të dëgjohet. Partia Demokratike lindi si partia e lirisë dhe mund të bëhet fituese vetëm nëse është e lirë dhe demokratike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy