Shefi i NATO-s, Rutte: Ajo që ndodhi në Kosovë dhe Bosnjë s’duhet të ndodhë më kurrë

Shefi i NATO-s, Rutte: Ajo që ndodhi në Kosovë dhe Bosnjë s’duhet të ndodhë më kurrë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka nisur një vizitë në Kosovë mëngjesin e sotëm, nën mbështetje të forcave ajrore të Italisë.

Para arritjes së tij në Prishtinë, Rutte ka theksuar rëndësinë e Kosovës si një shtet të rëndësishëm dhe ka përmendur praninë e fortë të NATO-s përmes trupave të KFOR-it.

Rutte ka shpjeguar se angazhimi i të gjitha palëve është kyç për sigurimin e një situate sa më të qëndrueshme dhe pozitive për Kosovën. Ai ka përmendur zgjedhjet e fundit dhe procesin demokratik të formimit të Qeverisë së re, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv në përparimin e vendit.

Po ashtu, Rutte ka theksuar se situata në rajon ka ndryshuar, duke u angazhuar për të ulur tensionet mes liderëve të Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë.

“Jam në komunikime intensive me krerët e Kosovës, Bosnjë e Hercegovinës, dhe javën e kaluar kam biseduar me presidentin Vučić, që pritet të jetë në Bruksel javën e ardhshme. Tensionet duhet të ulen dhe komunikimet janë shumë të rëndësishme për këtë”, tha Rutte për Al Jazeera Balkans.

Rutte ka theksuar gjithashtu se ngjarjet tragjike që ndodhën në Bosnjë-Hercegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995 dhe në Kosovë deri në vitin 1999 nuk duhet të përsëriten kurrë më. Ai theksoi potencialin e madh të rajonit dhe dëshirën për të parë të rinjtë që të qëndrojnë, zhvillohen dhe kontribuojnë në politikë, ekonomi dhe kulturë.

Ajo që ka ndodhur në Bosnjë dhe Kosovë, nuk duhet të përsëritet më. Ky rajon ka mundësi të mëdha dhe dëshirojmë që të rinjtë të mbeten këtu, të hapin biznese, të kontribuojnë në rrethet politike dhe akademike, të bëhen artistë të mëdhenj dhe ta zhvillojnë këtë vend.

Gjatë vizitës, Rutte do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti, dhe do të jetë shoqëruar nga ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy