Kreu i LSI-së, Petrit Vasili gjatë një takimi me të rinjtë e Lushnjës ka theksuar se LSI-ja ka një plan për të ulur taksat, që të pasurohen njerëzit dhe jo oligarkët.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, duke u ndalur tek plani Vasili sulmoi kryeministrin Rama kur tha se LSI-ja i ul tatimin atij që punon, pa iu pirë gjakun shqiptarëve.
Nga takimi i shkëlqyer me të rinjtë e Lushnjes:
“Ne kemi plan që t’i pasurojmë njerëzit, jo të pasurojmë oligarkët. Dhe për këtë, në këtë plan që është plan dhe jo tepsi. Është plan që ul taksat, që njerëzit të kenë më shumë para për veten e tyre. Ia ul tatimin atij që punon, pra nuk ia merr gjakun nga rroga që të pasurojë oligarkun, sepse i merr këto para që fëmijët tanë të jenë më të pasur, më të shëndetshëm, jo që të kemi pikërisht ato koncesione që ia pinë gjakun”.



