
Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një fjalim në Këshillin e Europës , ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Para nisjes në Strasburg, Rama, ka njoftuar për rrugëtimin e tij drejt Strasburgut.
MIRËMËNGJES dhe rrugës drejt Strasburgut, për t'iu drejtuar Asamblesë së Këshillit të Europës sot në 15:30, ju uroj një ditë të mbarë
Kryeministri Rama në fjalën e mbajtur në 24 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara i kërkoi Asamblesë të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues në lidhje me akuzat kundër UÇK-së të parashtruara në raportin e Dick Marty-t.



