Kikia: Beleri si eurodeputet do jetë agresiv, do mbrojë interesat greke, jo ato shqiptare (VIDEO)

Kikia: Beleri si eurodeputet do jetë agresiv, do mbrojë interesat greke, jo ato shqiptare (VIDEO)

Analisti Mentor Kikia, votimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri për deputet në Parlamentit Europian, e komenton në vazhdën e presionit të palës greke për lirimin e tij nga burgu.

Duke folur për MCN Live ai tha se Beleri u votua nga grekët si shtetas grekë, për shkak se është një person me dy shtetësi.

Drupal Ad

U kandidua nga Demokracia e Re, partia që mban pushtetin në Greqi për shkak të situatës që u krijua, nëse Beleri nuk do ishte në burg, nuk do kandidohej.

Ishte presioni i vazhdueshëm i qeverisë greke për lirimin e kryebashkiakut të Himarës gjë që nuk ndodhi dhe ata e futën në listën e kandidatëve për deputetë dhe padyshim duke qenë i treti do fitonte.

Kemi një eurodeputet, por presim se çfarë do vendosë gjykata.

Beleri do të dënohet dhe nuk do ketë asnjë mundësi për tu bërë kryetari i bashkisë, por do vazhdojë të jetë një eurodeputet.

Por besoj se do jetë një agresivitet i Belerit dhe deputetëve të tjerë grekë në Parlamentin Europian.

Se një njeri që mbahet i burgosur për manipulim dhe blerje të votës do shtyjë përpara një axhendë nacionaliste.

Pavarësisht se Beleri mban pasaportë shqiptare ka dhe atë greke dhe duke qenë i Demokracisë së Re, ai do mbrojë interesat greke, jo ato shqiptare.

Pres që të ketë një qasje më agresive në aspektin nacionalist, për shkak të kësaj qasje që krijoi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy