Ministri i Jashtëm dhe kordinatori i PS në Shkodër Ditmir Bushati, zhvilloi disa takime me përfaqësues të kësaj partie. Bushati është pyetur nga mediat për tensionet e fundit brenda maxhorancës, por ai nuk dashur të komentojë deklaratat e ardhura nga Ministrat e LSI-së, dhe shpreh bindjen se koalicioni mes dy forcave politike do të vijojë deri me 18 qershor.
Lidhur me kritikat që ka bërë deputeti i LSI-së Vangjel Tavo për policinë, ku segmente brenda saj i ka cilësuar të korruptuara, Bushati iu përgjigj duke thën se jemi të përqendruar te zgjedhjet e 18 qershorit.
“Jemi të përqendruar totalisht tek puna sepse me 18 qershor ne si qeveri, PS do tu japë llogari qytetarëve shqiptarë sa i përket përmbushjes së reformave dhe sa i përket përmbushjes së zotimeve të marra. E dua Vangjelin, por më shumë dua SHBA dhe BE. Dhe kur vjen puna për vlerësimin e reformave dhe sfidave që duhet të përballojmë të gjithë sëbashku, përfshirë dhe Vangjelin, besoj se ekspertiza amerikane dhe ekspertiza e shërbimeve të Komisionit Euriopian të vendeve anëtare është një pikë shumë e mirë reformimi të mëtejshme për gjithë institucionet shqiptare”, theksoi Bushati.



