PD: Ministrat e Ramës 27 shkelje të Kodit Zgjedhor deri më tani, asnjë masë ndaj tyre

PD: Ministrat e Ramës 27 shkelje të Kodit Zgjedhor deri më tani, asnjë masë ndaj tyre

Partia Demokratike denoncon se ministrat e kabinetit të Edi Ramës kanë kryer 27 shkelje të Kodit Zgjedhor deri më tani, por pavarësisht kësaj ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli tha se deri tani janë denoncuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 27 raste të cilat lidhen me shkelje të kryera nga zyrtarë të kabinetit qeveritar si Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe, apo të tjerë zyrtarë përfaqësues të institucioneve shtetërore qendrore dhe vendore.

Për këto 27 raste ankimimi KQZ ka vendosur pranimin e tyre dhe fillimin e hetimit administrativ për 16 raste; Mosfillim hetimi për 6 raste; Pushim të hetimit për 2 raste.

Për të gjitha rastet për të cilat ka nisur hetim administrativ nuk kemi ende masa penalizuese të marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Partia Demokratike kërkon nga KQZ marrjen e masave konkrete për shkeljet e evidentuara dhe shkelësit konkretë për të penguar kryerjen e veprimtarive publike të ndaluara sipas Kodit Zgjedhor të RSH, Vendimit nr.9/2020 të Komisionit Rregullator, veprime këto të cilat nuk sigurojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe cenojnë zhvillimin e një gare të ndershme dhe të barabartë ndërmjet palëve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy