Vasili: Objektivi ynë është vetëm një, LSI forcë e parë!

Vasili: Objektivi ynë është vetëm një, LSI forcë e parë!

Kryetari i LSI, Petrit Vasili gjatë takimit në njësinë 9 tha se synimi i kësaj force politike është vetëm një, të dalë forcë e parë politike, pasi LSI realizon ato që premton.

"Kjo është forca jonë, prandaj dhe bindja jonë, prandaj dhe objektivi ynë është vetëm një: LSI forcë e parë! Kjo rrugë pa kthim e jona, ky objektiv pa kthim i yni, ka startuar prej ditësh po tani kërkon sprintin final, shpejtësinë maksimale dhe deri në 25 qershor duhet të mos na zërë gjumi, duhet të flemë me merakun se si e ç’bëmë sot, ç’bëmë gjatë gjithë orës e si kontribuuam ditën e sotme e të nesërme deri më 25 qershor, që LSI të jetë forcë e parë", tha Vasili.

Kreu i LSI premtoi se ne si forcë e parë do të punësohen 100 mijë të rinj duke vlerësuar turizmin si sektorin me potencial të lartë për vende të reja pune. Vasili theksoi se bujqësia ka një potencial  që realizohet brenda 4 vjetëve nga ne dhe 100.000 vende pune për të rinj është një objektiv i qartë, i menduar mirë dhe që do të realizohet në drejtimin e LSI-së në katër vjetët që vijnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy