Dyrnjaja: Veliaj i mbaruar, dy variantet për të qëndruar në politikë. Tre emrat nga PD për Tiranën (VIDEO)

Dyrnjaja: Veliaj i mbaruar, dy variantet për të qëndruar në politikë. Tre emrat nga PD për Tiranën (VIDEO)

Analisti Denis Dyranja thotë se momentalisht Erion Veliaj është i mbaruar politikisht pas shkarkimit si kryebashkiak i Tiranës, por përmend dy variante për të qëndruar në politikë.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se Veliaj mund të kandidojë si i pavarur, pasi nuk i ka konsumuar tre mandate si kryetar bashkie, ose mund të fusë një kandidat tjetër që e infiltron në garën për bashkinë e Tiranës me mbështetjen e njerëzve të tij.

 

Nëse do bënte gjithçka për gjithçka, ku deri pak kohë më parë, ai thoshte në rrjetet sociale se unë jam votuar na 160 mijë vetë, ai ka një gur të lartë si strategji sfiduese, për Partinë Socialiste dhe gjithë kundërshtarët e vetë. 

 

Mund të kandidojë si i pavarur, se nuk i ka konsumuar tre mandate, siç parashikon Kushtetuta. Edhe pse Kushtetuta thotë që nëse i ke bërë tre mandate, pas një shkëputje, mund të futesh në garë. 

 

Futja në garë e Veliajt do kompromentonte goxha pozitat e zonjës Manastirliu. 

 

Mund të ketë mbështetës pasi dihet që influenca e kryetarit të bashkisë ka qenë në një spektër të gjerë veprimi, për 10 vite, me biznesin apo sektorë të ndryshëm. 

 

Mund të krijojë probleme në raport me balancën e votës. Mund t’i shkojë si bonus, gjithmonë nëse do i hyjë kësaj historie për të bërë një rrugëtim krejt tjetër. 

 

Nuk ka vendim të formës së prerë dhe ai mund të kandidojë, që në këtë moment ai është i mbaruar politikisht. 

 

Por nëse ka 5 apo 10% që e simpatizojnë, Veliaj mund të bëjë një truk dhe të fusë kandidat tjerë të pavarur që e infiltron ai me mbështetje të njerëzve të tij.

 

 Po bëj skenar të mundshëm nga Veliaj, që unë jam qytetari i parë i Tiranës, i votuar me 160 mijë vota. 10 mijë dhe mund ti ketë dhe nëse gara ndahet në relata të ngushta mes opozitës dhe mazhorancës, mund të ketë rol vendimtar. 

 

Hipotezë është nëse do kishte një reagim për të qëndruar në politikë. Se ai është njeriu që e ka përsëritur më shpesh se unë jam njeriu i votuar nga 160 mijë qytetarët e Tiranës. 

 

Ka disa indikatorë që ai mund ta ndërmarrë këtë aventurë politike. 

 

Sa i takon kandidatëve për bashkinë Tiranë, nga Partia Demokratike, Dyrnjaja thotë se Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin nuk i sheh si personat e duhur, duke propozuar emrat e Albana Vokshit, Edi Palokës dhe Flamur Nokës si personazhe me peshë dhe me vota.

 

Nga pala tjetër, zonja Tabaku vuan sindromën e së vërtetës që edhe votën që ka në PD, e ka me votë të orientuar. Dhe në këtë votë të orientuar viktima ishte Ilir Alimehmeti. 

 

Kur je me votë të orientuar, duhet të mbyllësh gojën dhe bëhesh nervoz për atë që ti di dhe nuk e thua dot. 

 

Natyrisht në këto kushte do i shmangesh një gare për të hyrë me kuota normale. Por unë nuk e shoh zonjën Tabaku si kandidate. 

 

Këta janë politikanë normal, por spikasin këta se janë të tjerët katastrofë. 

 

Me që këta të dy e refuzojnë për arsyet e tyre, aty ka kandidatë me peshë, është Albana Vokshi, Edi Paloka, Flamur Noka, janë politikanë me peshë. 

 

Këta pse nuk hyjnë në garë, ndërkohë që thonë se kundërshtari është me probleme. 

 

E para kuptojmë sfidën me kundërshtarin dhe këta persona që janë të fuqishëm në PD. 

 

Unë besoj që këta i kanë votat dhe mund të jenë kandidatura të forta përballë Ogerta Manastirliut. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy