Alibeaj-Ramës: Bëhu burrë, fol për non-gratat e tua! Edhe sot u kapën 45.5 kg kokainë të njeriut tënd

Alibeaj-Ramës: Bëhu burrë, fol për non-gratat e tua! Edhe sot u kapën 45.5 kg kokainë të njeriut tënd

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj kryeministrit Rama teksa i ka kërkuar të flasë për Agim Kajmakun. Nga vendi i tij në Parlament, Alibeaj i kërkoi Ramës të bëhet burrë dhe të flasë për non-gratat e tij. Po ashtu Alibeaj tha se 45.5 kg kokainë që u kapën në portin e Durrësit ishin të njeriut të Ramës.

Mos i bërtit kryetares së Kuvendit tani që të tregoi rregullat, sepse respektoi më së fundi rregullin edhe për ty dhe kjo është një gjë e mirë. Prapë nuk ktheve përgjigje për Kajmakun. Ne me domatet do merremi, me ata katunarët tanë, ti merresh me tjerat. Edhe sot u kapën 45.5 kg kokainë e njeriut tënd. Si ishte ajo puna me “non gratat”, bëhu burrë njëherë, fol për non-gratat e tua, i ke me shumicë nbë grupin tënd. Kujto se c’ke thënë një vit më parë.

Sot, duhet të shpëtojmë shqiptarët nga aleanca me krimin, që ti ke bërë. Dhe meqë fole për reformën në drejtësi, a nuk ishe ti që sokollije para ca kohësh te Asambleja e PS dhe i tregoje SPAK-ut se c’duhet të bënte. Dy i ke në burg, lista e atyre që presin është e gjatë, prisni dhe do të shihni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy