“Kulla e Prek Calit”, flet kryebashkiaku i PS: Askush s’mund të ndërtojë pa leje, me filozofinë ‘tokë e xanun’

“Kulla e Prek Calit”, flet kryebashkiaku i PS: Askush s’mund të ndërtojë pa leje, me filozofinë ‘tokë e xanun’

Bashkia e Malësisë së Madhe ka reaguar pas debatit për shembjen e kullës së heroit antikomunist Prek Cali.

Në një deklaratë për mediat, Bashkia që drejtohet nga kryebashkiaku socialist Tonin Marinaj thotë se politizimi i prishjes së një ndërtimi pa leje është për të ardhur keq.

Ai thotë se askush nuk mund të ndërtojë pa leje as në emër të të gjallëve dhe as të të vdekurve dhe se nuk mund të përdoret më filozofia “tokë e xanun”.

DEKLARATË PËR MEDIAT

Politizimi i prishjes së një ndërtimi pa leje është për të ardhur keq. Askush nuk mund të ndërtojë pa leje, qoftë në emër të të gjallëve apo qoftë të të vdekurve me emër. Bashkia nuk ka pasur asnjë kërkesë për këtë ndërtim , që do të kishte qenë më se e gatshme ta shqyrtonte e ta mbështeste. Kjo vlente për dje, kjo vlen për sot, kjo vlen për nesër. Cilido që kërkon të investojë privatisht për të nderuar historinë, traditat, figurat e Malësisë së Madhe e ka derën e hapur. Por askush nuk mund të përdorë historinë, traditat, figurat tona me filozofinë e dalë boje të tokës së xanun. Kjo është e vërteta, të tjerat janë lojëra e tymnaja politike nën nivelin e bisedës ku përfshihen malësorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy