Rruga e pranimit të Shqipërisë në BE do të shkëputet nga ajo e Maqedonisë së Veriut, me grupet e para të negociatave që do të hapen zyrtarisht më 15 tetor, sipas një vendimi unanim të ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të mërkurën (25 shtator), tha një zëdhënës për Euractiv.
Rruga e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE u shoqërua me fillimin e negociatave të nisura zyrtarisht në verën e vitit 2022. Megjithatë, për shkak të mosmarrëveshjeve midis Shkupit dhe Bullgarisë, hapja aktuale e kapitujve është shtyrë pa fund duke ndikuar drejtpërdrejt në progresin e Tiranës.
Por tani, hapi i radhës pritet të bëhet nga Shqipëria në mes të tetorit në kuadër të konferencës ndërqeveritare dhe hapjes së “Cluster 1 – Fundamentals”, raporton “Euroactiv”, duke shtuar se mes kapitujve të përfshirë janë prokurimet, statistikat, gyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria dhe kontrolli financiar.



