Votëbesohet Sekretariati i Partisë Socialiste

Votëbesohet Sekretariati i Partisë Socialiste

Anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste votëbesuan këtë të shtunë dhe anëtarët e Sekretariatit të kësaj partie.

Në total votuan 284 anëtarë Asambleje nga 342 anëtarë. Nga votimi rezultoi se të gjithë sekretarët aktualë rimorën besimin e anëtarëve të Asamblesë për të vijuar detyrën e tyre.

Blendi Klosi do të vijojë detyrën si Sekretar Organizativ, Etjen Xhafaj si Sekretar Dixhital, Anila Denaj si Sekretare e Burimeve Njerëzore, Etilda Gjonaj Sekretare e Gruas, Romina Kuko si Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë.

Në Kongresin e sotëm u propozuan dhe votëbesuan 3 sekretarët e tre sekretariateve të rinj që do drejtohen nga Blerina Gjylameti, Eridian Salianji dhe Lart Duraj të cilët morën po ashtu votbesimin, Blerina Gjylameti si Sekretare për Koordinimin, Eridian Salianji mori besimin si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore dhe Laert Duraj është votëbesuar për të detyrën si Sekretar për Diasporën.

Blendi Klosi 280 vota

Eridian Salianji 262 vota

Etjen Xhafaj 259 vota

Blerina Gjylameti 258 vota

Laert Duraj 256 vota

Etilda Gjonaj 255 vota

Anila Denaj 251 vota

Romina Kuko 248 vota

Me 277 vota pro, është votëbesuar  edhe Damian Gjiknuri për të vijuar detyrën e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Ditën e sotme 284 anëtare Asambleje nga 342 në total kanë votuar për të votëbesuar Sekretarin e Përgjithshëm si dhe Sekretariatin e  PS. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy