Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘Të Paaekspozuarit’ në MCN TV e ka cilësuar shfaqje të panevojshme arrestimin e bujshëm të Ilir Metës ndërsa theksoi se pamje të tilla mund të shmangeshin.
Arrestimin e ka kryer Forca e Posaçme operacionale pranë Policisë së Shtetit. Nga informacionet që ka patur, ka kontradiktë në deklaratën e policisë, Meta është arrestuar në 13:04. Agjentët e BKH kanë marrë pjesë ne kontrolle por jo në arrestim. Mund të kurseheshin pamje të tilla, mund të shmangen.
Policia pretendon se Meta ka fyer dhe ofenduar punonjësit, ndërsa Meta ka ngritur pretendime se ata kanë kryer akte të dhunshme. Megjitahtë drejtuesit e policisë së shtetit thonë se kanë zbatuar procedurat standarte. Kjo shfaqje e panevojshme po tërheq shumë më tepër vëmendjen se dyshimet për veprat penale.
Ndërsa gazetari Sokol Bregu tha se arrestimi i Metës vërtetoi arsyen e pse u zgjodh drejtori i ri i Policisë së shtetit që i bindet maxhorancës.
Duke parë të gjitha dosjet që ishin për Ilir Metën se nuk ishte një çështje penale se ka pasur disa kallëzues por të gjitha janë bashkuar në një procedim të vetë. Ajo që dua të them është se arrestimi i tij është një arsye pse u zgjodh drejtori i ri i policisë së shtetit, maxhorancës i duhet një drejtor që ti bindet në çdolloj forme dhe sot e dha atë provën e parë të shërbimit të tij dhe mbi të gjitha e mbështeti në të gjitha por policia deklaropi se çdo gjë u bë atje kishte komfort rregullave.



