Anëtarja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, Vasilika Hysi tha se gjatë seancës me dyer të mbyllura gjatë ditë së sotme, nuk pati prova dhe fakte të reja nga prokuroria në ngarkim të Saimir Tahirit.
Gjatë një lidhje për emisionin ‘Studio e Hapur’, Vasilika Hysi u shpreh se në seancën e stome ishin për diskutim vetëm çështja e përgjimeve duke u bazuar edhe tek lajmet e mediave.
“Roli i Këshillit Mandateve është që të japë autorizimin për heqjen e mandatit. E vetmja gjë që i është lënë komisionit është arrestimi dhe kontrolli në banesë. Kërkohet që kërkesa e Prokurorisë të jetë me relacion dhe duhet të ketë disa fakte që të bindin Këshillin. Ajo që pamë ne sot është se banda e Habilajve ka qenë për 4 vite në përgjim.
Marrja në hetim e Tahirit është bërë vetëm në datë 19 me daljen e lajmeve në media. Pra sot ishin në seancën sekret ishin vetëm përgjimet. Në seancën me dyer të mbyllura nuk pati prova shtesë nga Prokuroria. Ne na sollën vetëm numrat e shkresave që kishte filluar procedimi për Habilajt”- tha Hysi.



