Rama: Shqipëria e vitit 2030 do të këtë ofertë turistike spektakolare në transport

Rama: Shqipëria e vitit 2030 do të këtë ofertë turistike spektakolare në transport

Kryeministri Edi Rama në provimin e kalendarit turistik veror, foli me shifra për fluksin e vizitorëve në vendin tonë.

Rama tha se monumentet historike dhe vendet arkeologjike vetëm në katër muajt e parë të vitit janë vizituar nga 182 mijë vizitorë dhe parqet kombëtare janë vizituar nga rreth 800 mijë vizitorë.

Drupal Ad

Kemi fiksuar edhe vitin 2030 si një pikë ku jo vetëm transformimi i vendit do të bëhet i pakthyeshëm, po ku Shqipëria pa asnjë dyshim do të rrezatojë në këtë rajon shëmbëlltyrën e një vendi që është Europa e Ballkanit.

Kemi një sezon të ri që hapet me disa vepra të mëdha të infrastrukturës që i vihen në dispozicion udhëtarëve dhe turistëve duke filluar nga tuneli i Llogorasë, i cili këtë sezon do të jetë i kalueshëm për ata që do të shkojnë në jug apo që do të vijnë nga jugu duke vazhduar me rrugën Orikum-Dukat që zbulon një tjetër pjesë të panjohur.

Për të nisur me aksin Thumanë-Kashar një aks i rëndësishëm përveç prurjes së makina nga Tirana për në jug bëhet e papërballueshme.

Vjet ka qenë një torturë për udhëtarët por njëkohësisht ky aks është pjesë e korridorit blu. Ishte një tjetër ide shumë e përqeshur ku ne e prezantuam para se të vinim në qeveri.

Sot jo vetëm është një korridor i miratuar, por është dhe një korridor që po ndërtohet. Aksi Thumanë-Kashar përfundon një nga segmentet e tij.

Hapim garën në fund të këtij muaji për Milot-Balldren dhe pastaj Balldren-Muriqan për të bërë lidhjen e me Malin e Zi.

Kjo infrastrukturë do të jetë e përfunduar brenda dekadës. Shqipëria e vitit 2030 do të këtë një ofertë turistike spektakolare në aspektin e transportit.

Në vijim kreu i qeverisë shtoi se aeroporti i Vlorës sipas të gjitha gjasave do të përfundojë punimet brenda këtij viti dhe se do të kalojë në periudhën e testit dhe certifikimeve në 6 mujorin e vitit të ardhshëm.

Do të jetë operacional në sezonin ardhshëm turistik me një operator, që është aeroporti i Mynihut.

Do të hapte gara edhe për aeroportin e Gjirokastrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy