
Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku, deklaron se Krimi i organizuar përfiton nga prokurorimet publike falë lidhjeve që ka me qeverinë, ndërsa shprehet se lidhja e ngushtë mes mafies dhe politikës po pengon integrimin.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, duke ju referuar raportit Global Initiative Network, Tabaku shkruan se ne jemi vendi i parë në Europë për prodhimin dhe tregtimin e cannabis gjithashtu jemi kthyer në rruga kyçe e kalimit edhe për kokainën dhe drogërat e tjera.
Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet strategjik së pari për vendin dhe më tej për integrimin Europian të Shqipërisë. Fatkeqësisht raporti i fundit i Global Initiative Network mbi indeksin e krimit dhe korrupsionit tregon rënie të Shqipërisë dhe kapje të shtetit nga krimi organizuar. Jemi vendi i parë në Europë për prodhimin dhe tregtimin e cannabis gjithashtu jemi kthyer në rruga kyçe e kalimit edhe për kokainën dhe drogërat e tjera. Jemi të dytët 2️ në rajon në lidhje me mafian dhe krimin e organizuar. Aq i ngushtë është lidhja mes mafias dhe qeverisë saqë aktorë të fuqishëm pranë krimit të organizuar përfitojnë prokurime publike madje kanë dhe të deleguarit e tyre në politikë dhe parlament. Mafia dhe krimi organizuar janë aq të fortë sa që mund të pastrojnë paratë në ekonominë tonë. Sipas raportit 1/3 e ekonomisë sonë është informale. Kjo nuk është rruga se si një qeveri që aspiron për t’u integruar në BE dhe për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare mund të prezantohet në samitin për zgjerimin e BE.




