Xhaçka takon Stoltenberg: Rritje e angazhimit të Shqipërisë në të gjitha misionet e NATO-s (VIDEO)

Xhaçka takon Stoltenberg: Rritje e angazhimit të Shqipërisë në të gjitha misionet e NATO-s (VIDEO)

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka takuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë Ministerialit të NATO-s që mbahet në datat 14 dhe 15 shkurt në Bruksel.

“E informova sekretarin e Përgjithshëm mbi angazhimin e Shqipërisë, që brenda vitit 2024, 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto t’i dedikohet fushës së mbrojtjes, si edhe rikonfirmova rritjen e angazhimit të vendit tonë në të gjitha misionet e NATO-s dhe BE-së, apo edhe në misionin e ri kombëtar siç janë emergjencat civile”, tha ministrja Xhaçka pas takimit.

Nga ana e tij, shefi i NATO-s Stoltenberg, vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për të përmbushur detyrimet e ndërmarra në kuadër të buxhetit, dedikuar në fushën e mbrojtjes.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, njëherësh vlerësoi kontributin njerëzor të vendit tonë në misionet paqeruajtëse, për përkushtimin dhe profesionalizimin e ushtarakëve tanë.

Takimi i ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s që po zhvillohet këto dy ditë në Bruksel, merr një rëndësi të veçantë, pasi i paraprin takimeve përgatitore të Samitit të kryetarëve të shteteve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që do të mbahet në Bruksel në 11 dhe 12 Korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy