Hidhet shorti për 9 anëtarët e rinj të KED, Sandër Simoni kryetari i ri

Hidhet shorti për 9 anëtarët e rinj të KED, Sandër Simoni kryetari i ri

Janë zgjedhur sot përmes një shorti publik nëntë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2023.

Bëhet fjalë për Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Arqilea Koça, Fuat Vjerdha, Engert Pëllumbi, Arta Marku, Gjon Fusha, Enerjeta Shehaj (Deraj) dhe Sandër Simoni. Ky i fundit do të jetë kryetar i ri, si përfaqësues i Gjykatës së Lartë.

Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dërguan në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në short.

Ligji parashikon që në rastin kur një anëtar i GJL hyn në KED, ai zgjidhet automatikisht kryetar. Anëtarët e rinj të KED janë dhe dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj dhe Fjona Papajorgji. Në KED hyjnë edhe Arqilea Koça, Fuat Vjerdha Engert Pëllumbi, Arta Marku, Gjon Fusha dhe Enerjeta Shehaj (Deraj).

Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik.

Gjykata e Lartë siguron mbështetjen e nevojshme organizative, administrative dhe financiare për realizimin e funksioneve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy