Berisha thirrje policisë: Mos prekni protestues paqësor se nuk mund të imagjinoni si do ta pësoni

Berisha thirrje policisë: Mos prekni protestues paqësor se nuk mund të imagjinoni si do ta pësoni

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, drejtoi një thirrje për policinë pas ndalimit të disa protestuesve të cilët morën pjesë në tubimin e një dite më parë të thirrur nga opozita.

Gjithçka teksa nga shtëpia e tij foli për mbështetësit e mbledhur poshtë saj duke thënë se është thuajse hyjnore të shohësh se në vetëm 50 ditë, një erë, ajo erë mbrëmë ishte kthyer në një uragan të pandalshëm ndryshimi.

Me guximin tuaj, sakrificën tuaj, fjalimet tuaja të zjarrta, plotë patos, frymëzuese, ju rrugën e Shpresës e shndërruat në uraganin e Shpresës, bulevardin, Tiranën, Shqipërinë e shpresës.  

Prandaj dhe sonte dua të nis fjalën time me një falënderim dhe mirënjohje të pakufishme ndaj jush.

Një falënderim për të gjithë ju guximtarë që në ditët më të vështira për opozitën nuk u trembët, qëndruat të palëkundur për kauzën e drejtë që ju besoni.

Një vlerësim të veçantë për deputetët e PD që nisën të parët betejën pa kthim në parlament dhe të mosbindjes civile dhe me një akt përgjegjësie të lartë, vendosën të bashkohen në diversitet, nën çatinë e shtëpisë së tyre, rigjallëruan gjithë familjen tonë të madhe dhe jo vetëm.

Bashkimi në diversitet i deputetëve të PD, ka futur tashmë politikën dhe demokracinë shqiptare në një epokë të re, frytet e së cilës do ti shihni taman, kur ne të kthehemi në pushtet.

Një mirënjohje të veçantë për të gjithë aleatët tanë opozitarë për kontributin e tyre. Bashkimi ynë është fitorja e Shqipërisë.

Unë në emrin tuaj dua të ju dërgoj një përshëndetje dhe ti përqafoj të gjithë ata qëndrestarë të cilët u arrestuan barbarisht dhe u keqtrajtuan nga banditë me uniformë dhe tu them se, të gjithë ne jemi me ju dhe të paralajmëroj banditët, mos prekni protestues paqësor sepse do të ndaheni shumë keq.  

Mos prekni protestues paqësor se nuk mund të imagjinoni ato që do të pësoni.  Mosbindja civile nuk njeh forcë dhe kufi që nuk mposht.

Mos zbatoni urdhra të ministrave kriminale që mbrojnë  krimet e tyre. Lironi menjëherë protestuesit paqësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy