Analisti Shpëtim Nazarko në MCN Live duke ju referuar të dhënave që dolën një ditë më parë për kryeministrin deklaroi se kjo nuk është mënyra e duhur për të marrë Shqipërinë duke treguar hajdutët. Ai tha se politikanët tanë merren gjithë kohës me njeri-tjetrin dhe jo me problemet e vërteta kombëtare.
Sipas tij, është e dukshme se populli shqiptar ka një papëlqyeshmëri mbi 50% ndaj qeverisë, por kjo nuk do të thotë se ata do të ndjekin nga pas Berishën apo Metën.
Ajo që vërej me hidhërim është se nuk mund ta fitosh gjithnjë Shqipërinë duke treguar hajdutët. Këta gjithnjë kapin hajdutët, njëherë Rama dhe njëherë Berisha. Pra këta kastile nuk merren me problemet kombëtare të vendit, pse nuk shikojnë këto probleme këta me sy, por kanë gjetur këtë formulë të thjeshtë dhe në këtë pikëpamje çfarëdo që të thotë Berisha apo Rama që ka më shumë faj se është në pushtet, do jem unë i pari që do ja kërkoj llogarinë. Berisha- Meta- Rama nuk merren me problemet kombëtare, fati i tyre për mua është destinuar me ikje nga skena, sepse Rama vërtet është hajdut, por politikanët merren me njeri-tjetrin dhe jo problemet. Ajo që besoj unë dhe nga gjendja ku është Shqipëria nga sondazhet është se është mbi 50-60% antiqeveri, por problemi është nëse do materializohet kjo te opozita që po vjen. Problemi është se ai nuk është një njeri i paprovuar, ndërkohë që nuk shpresoj tek kjo apo te ndonjë manovër e qeverisë për të rregulluar situatën. Ne mund të shohim demonstrata por jo akte shprese tek kjo opozitë. Nuk besoj se populli shqiptar të ndjekë në masë Berishën apo Metën.
Ndërsa duke ju referuar garës për bashkinë e Tiranës, Nazarko tha se nuk mund të fitosh vetëm me ndershmëri pasi duhet aftësi. Ai tha se gara e Belind Këlliçit me Erion Veliaj është e pabarabartë.
Nuk mund ta gjykoj Këlliçin për ndershmërinë dhe profesionalitetin e tij, por Veliaj është një njeri që vjen me dy mandate dhe në disa drejtime është dhe më efikas se vetë Rama. Pavarësisht disa kritikave që kemi ndaj Veliaj, ky qytet ka probleme të pafundme me shkollat, rrugët. Këlliçi bën një gabim ndaj betejës me Veliaj sepse duhet ta mundësh me frymë dhe jo me zgjuarsi. PD si ka mekanizmat dhe besoj se e vetmja armë plus në këtë betejë mes Këlliçit dhe Veliajt është ndershmëria e tij dhe opinioni i përgjithshëm që është i papërlyer, por vetëm me ndershmëri s’ja del dot kësaj beteje.



